Pelerina elegante, dizajne gjeometrike dhe ngjyra të zbehta dominuan pasarelën e Fendit në javën e modës në Milano. Kompania italiane prezantoi një koleksion romantik dhe femëror për sezonin vjeshtë-dimër 2018.
Qendisjet nëpër fustane dhe pelerinat me supet katrore, të gjata e të shkurtra, ishin mes elementëve që binin në sy në krijimet e frymëzuara nga vitet ’80.
Pjesë e koleksionit ishin gjithashtu veshje të krijuara në bashkëpunim me artistin britanik, Hey Reilly, i njohur për shkrirjen dhe transformimin e logove simbol të botës së modës.
Në pasaralën e fendit parakaluan dy motrat Gigi dhe Bella Hadid, e gjithashtu Kaia Gerber. Të treja ato prezantuan veshje me nuanca neutrale./TCH/





Presidenti Begaj dhe Sinani flasin për të drejtat e shqiptar...
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës sot në Kosovë
Hoti dhe Azemi diskutojnë për punëtorët e sektorit privat
KQZ miraton planin e punës, pezullohet nëse ka zgjedhje të j...
AGK-ja e dënon gjuhën e papranueshme dhe të rrezikshme të Lu...
Suedia ia vazhdon kontratën Potterit deri në vitin 2030