Inteligjenca artificiale do të jetë përcaktuese për të ardhmen e njerëzimit dhe për këtë, kreu ekzekutiv i Google, Sundar Pichai shprehet i bindur.
“Ndërtimi i një inteligjence artificiale plotësisht të pavarur do të jetë zbulimi më i madh në historinë e njerëzimit dhe nuk e teproj po të them se do të jetë edhe më i madh se shpikja e elektricitetit apo zbulimi i zjarrit”, deklaroi ai në një seminar me studentë.
Por, Elon Musk dhe Stephen Hawking kanë paralajmëruar mbi rreziqet që ka kjo inteligjencë. Që të dy ata kanë kërkuar kujdes në avancimin e saj, pasi mund të rezultojë fatale për fatet e njerëzimit.
Sundar Pichai ndan të njëjtin mendim.
“Sigurisht, rreziku ekziston. Ne duhet të jemi gjithmonë të vëmendshëm dhe të jemi një hap para e t’i kemi nën kontroll. Një hap i rëndësishëm është çmilitarizimi i inteligjencës artificiale. Për këtë, të gjitha vendet duhet të bien dakort që të mos e përdorin këtë formë inteligjence për qëllime ushtarake. Kjo do të ishte shkatërruese”, deklaroi ai.
Google është një ndër kompanitë lider në avancimin e inteligjencës artificiale. Deri më tani, gjiganti amerikan i teknologjisë ka njoftuar për disa përparime, por thotë se për të patur një inteligjencë artificiale krejtësisht të pavarur do të duhen ende vite./tch/
Konjufca priti në takim ambasadorin gjerman, flasin për proc...
Laporta është shprehur në favor të rinovimit të Lewandowskit
Papa Leoni XIV shkarkon peshkopin e San Diegos, i dyshuar pë...
Haxhiu dhe Guérot flasin për bashkëpunimin Kosovë-Francë
Laurent Xhylani “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Kancelari gjerman i kërkon Izraelit të heqë dorë nga planet ...