Numri i shtetasve të BE-së që po largohen nga Britania e Madhe është në nivelin më të lartë për një dekalë, pasi rreth 130 mijë emigrantë janë larguar nga vendi.
Megjithatë, një numër edhe më i madh i shtetasve të BE-së, rreth 220 mijë, janë shpërngulur në Britani të Madhe që nga shtatori i vitit të kaluar, tregojnë shifrat zyrtare, transmeton portali arbresh.info
Sipas raportit qeveritar, migrimi neto i qytetarëve të BE-së ishte më i ulëti për pesë vjet.
Autoritete kanë theksuar se numri i ulët i ardhjeve dhe numri i lartë i ikjeve, lidhet ngushtë me daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian.
Shifrat gjithashtu tregojnë se shumë qytëtarë të Britanisë së Madhe po emigrojnë, ndërsa një numër i vogël ka vendosur që të kthehet të jetojë në vend.
Rreth 285,000 shtetas që nuk janë anëtarë të BE hynë në Britani të Madhe në periudhën 12-mujore,ndërsa rreth 80 mijë janë deportuar./arbresh.info/
Flamengo këmbëngul për rikthimin e Lucas Paqueta
Licenca e NIS-it për operim zgjatet sërish nga SHBA-ja
INSTAT: Mbi 12.4 milionë vizitorë të huaj gjatë vitit 2025 n...
Samiti Itali-Gjermani: Meloni dhe Merz nxisin një Evropë aut...
Zbulohet plani prej 800 miliardë dollarësh SHBA-BE për Ukrai...
Osmani për Bordin e Paqes: Do të ndihmojë vendet anembanë bo...