Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker dhe Komisioneri i Zgjerimit, Johannes Hahn do të ndalen në Tiranë si pjesë e turit të tyre në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, ku mesazhi që do të përcillet është inkurajimi i reformave për anëtarësimin në BE.
Paraprakisht u njoftua se pjesë e këtij delegacioni do të ishte edhe Përfaqësuesja e Lartë, Federica Mogherini, por mësohet se kjo e fundit nuk do të jetë në Shqipëri.
Hahn dhe Juncker do të ndalen në Shqipëri pas Maqedonisë. Pasditen e së dielës ata pritet të mbërrijnë në Tiranë për të qëndruar deri në mesditën e së hënës.
Axhenda parashikon diskutimin me udhëheqësit politikë dhe shoqërinë civile vendase strategjinë e zgjerimit me Ballkanin Perëndimor, shkruan top channel.
Theksi do të vendoset tek reformat dhe plotësimi i kushteve të vendosura nga Brukseli në rastin e Shqipërisë për çeljen e negociatave të anëtarësimit.
Komisioni Europian pritet që të propozojë një rritje të ndjeshme të financimit deri në 2020 nën instrumentin e ndihmës përgatitore për anëtarësim. Vetëm në këtë vit ndihma që do të jepet për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor parashikohet që të jetë 1.07 miliardë euro, ndërsa në dekadën e fundit, shuma e dhënë nga Brukseli për Ballkanin Perëndimor shkon në 9 miliardë euro./Top Channel
Barcelona ka në “radar” pesë yje të Spurs, në ra...
PDK mbledh Kryesinë: Po rrezikohet rendi kushtetues, s’do ta...
Trajneri i moshave të Juventusit kundër transferimit të Lewa...
ZYRTARE: John Stones largohet nga Manchester City pas një de...
Trump thotë se Irani sapo e ka informuar Uashingtonin se ësh...
Simeone flet hapur për të ardhmen e Julian Alvarez: Nuk jam ...