Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mullhaxha-Kollçakuka thënë se seanca për Demarkacionin është shtyrë pa u pyetur fare grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje.
Në një deklaratë para mediave pas përfundimit të kësaj seance, Kollçaku-Mullhaxha ka bërë thirrje që të mos vihen më deputetët në këso pozite, pasi kjo marrëveshje nuk i ka votat.
Duke e ritheksuar edhe njëherë qëndrimin e VV-së kundër ratifikimit të Demarkacionit, ajo tha se deputetët duhet ta lënë këtë çështje dhe të merren me tema më të rëndësishme për vendin.
“Në vend që ne si deputetë të merremi me tema më të rëndësishme, ne jemi bllokuar me në tendencë të ratifikohet një marrëveshje që nuk i ka vota. I bëjmë thirrje të mos na vënë më në pozita të tilla, duke pritur pa ditë se çfarë po presim. Nuk kemi pasur kurrfarë konsultime shtesë, sidomos vlen për krye parlamentarin i cili tha se jam marrë vesh me grupet parlamentare për t’u shtyrë seanca për nesër. Por ai me neve nuk ka biseduar për këtë gjë”, ka thënë ajo
“Liria ka emër”, Rama reagon me mesazh pas fjalëve përfundim...
Abdixhiku uron besimtarët myslimanë për nisjen e Ramazanit
Trepça fiton Kupën e Kosovës për vitin e pestë me radhë
Merz: Gjermania do kërkojë partneritete strategjike me Kinën...
Sot fillon Ramazani me namazin e teravisë, nesër Syfyri i pa...
Begaj uron fillimin e Ramazanit: Uroj që ky muaj i shenjtë t...