Ishte një mision altruist: Aksesi falas në Wikipedia tek njerëzit në vendet në zhvillim, pa kërkuar “mobile data” për të marrë informacion.
Por Wikimedia Foundation ka bërë të ditur se do të ndërpresë programin e saj Wikipedia Zero këtë vit, duke i dhënë fund partnershipit me 97 kompain celulare në 72 vende të cilat kishin hequr dorë nga tarifimi për hyrjen në enciklopedinë online.
Programi u publikua në 2012, dhe nuk tarifonte aksesin në enciklopedi për më shumë se 800 milionë persona në vende si Mianmari apo Nepali. Por Wikimedia Foundation thotë se kostoja në rritje e të dhënave, njëlëvizje e shpejtë e industrisë së smartphone, dhe “ndërgjegjësimi i ulët” i Wikipedia jashtë Amerikës dhe Europës ka pasur rënie.
“Për të krijuar të gjitha njohuritë e botës, kemi nevojë për pjesëmarrje nga bota. Megjithatë, ne e dimë që ka disa pengesa për ta bërë realitet këtë vizion, dhe një prej tyre ishte përballueshmëria e të dhënave”, thuhet në blogun e Wikimedia Foundation./TCH/
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...