Aktivistët e Vetëvendosjes do të dalin para Gjykatës së Apelit.
Në seancën e sotme gjyqësore do të trajtohen ankesat ndaj vendimit për aktivistët për sulmin në Kuvendin e Kosovës, shkruan arbresh.info.
Gjykata Themelore e Prishtinës në nëntor të vitit të kaluar shpalli aktgjykimin ndaj katër të dyshuarve për sulmin me mortajë dore ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.
Ata janë shpallur fajtorë në akuzën për të cilën janë ngarkuar dhe janë dënuar me një total prej 21 vjet e 6 muaj burg.
Atdhe Arifi është dënuar me 6 vjet burg, Frashër Krasniqi me 8 vjet, Egzon Haliti me 5 vjet e gjysmë ndërsa Adea Batusha me 2 vjet burg.
Mbështetësit e të akuzuarve në sallë kanë protestuar në momentin kur gjykatësi i shpallte aktgjykimet dhe kjo ka bërë që ai të urdhërojë nxjerrjen nga salla të disa pjesëmarrësve.
Për këtë vendim ka reaguar Lëvizja Vetëvendosje duke e quajtur kryekëput vendim politik dhe të padrejtë .
Ata kanë vlerësuar që pa prova e pa fakte , aktivistët e tyre janë privuar nga liria që prej fundit të muajit gusht të vitit 2016./arbresh.info/
Qeveria pro-perëndimore e Armenisë fiton zgjedhjet pavarësis...
Të shtëna me armë në Kamëz, humb jetën një person, një i pla...
Kallas: Udhëheqësit politikë të angazhohen në mënyrë konstru...
KQZ nis verifikimin dhe numërimin e votave për kandidatët pë...
Reuters: Zgjedhjet në Kosovë nuk sjellin shumicë, Kurti kërk...
Prokurori i Shtetit: 15 të ndaluar dhe dy kërkesa për parabu...