Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se pret që nesër deputetët ta votojnë Demarkacionin.
Ai në një postim në Twitter ka shkruar se pret që deputetët në Parlamentin e Kosovës të përqendrohen në mundësimin e lirisë së lëvizjes për qytetarët e Kosovës.
“Nesër pres që të gjithë deputetët në Parlamentin e Kosovës të përqendrohen në mundësimin e lirisë së lëvizjes për qytetarët tanë, duke hapur rrugë të reja për studentët tanë dhe duke krijuar shanse të reja për sipërmarrësit tanë. Demarkacioni i kufirit është një votë për të forcuar integrimin tonë në BE dhe sovranitetin tonë”, ka shkruar Thaçi.
Ndër të tjera, Presidenti Thaçi ka shpërndarë postin e Fondacionit Kosovar të Mijëvjeçarit, entitet i themeluar për të implementuar projekte në vlerë 49 milionë dollarë, asistencë nga Qeveria Amerikane, në të cilën flitet për përmirësime të vazhdueshme të Kosovës në treguesit e Kontrollit të Korrupsionit.
“Kosova ka shënuar përmirësime të vazhdueshme në treguesit e Kontrollit të Korrupsionit vitet e fundit, duke zhbllokuar Programin e Pragut të multi-milionëve. Të dhënat e sotme nga anti-korrupsioni tregojnë përparim të mëtejshëm. Duhet të bëhet më shumë dhe programi ynë do të ndihmojë në arritjen e transparencës më të madhe të qeverisë”, thuhet në postim.

Haxhiu: VV-ja nëse do të kishte siguri për 80 vota s’d...
Kurti takon Presidenten e BERZh-it, flasin për forcimin e ba...
“Thaçi të lirohet para aktgjykimit me shkrim”
S`ka president pa marrëveshje politike
Nesër mblidhet Kuvendi, në rend dite marrëveshjet ndëkombëta...
E konfirmon Liverpool-i, largohet Robertson