Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka njoftuar se Qeveria e Japonisë ka sjellur një kontingjent të ri të pajisjeve moderne shëndetësore.
Sipas Ismailit, shumë shpejt në QKUK nuk do të ketë mungesë të aparaturave shëndetësore.
“Pas grantit 1.1 milion euro nga Qeveria e Japonisë, tani do të vijë edhe kontingjenti i parë me pajisje moderne për QKUK-në, që përfshin CT 16, laparaskop, bronkoskop, gastroskop etj. Me ardhjen e këtyre pajisjeve ne po fillojmë që ta zgjidhim edhe një nga problemet kryesore, që është mungesa dhe prishja e pajisjeve. Kjo është vetëm faza e parë e prurjeve të pajisjeve të reja. Në javët dhe muajt në vazhdim do të vijnë edhe aparatura të tjera, të cilat do të ndryshojnë tërësisht dinamikën dhe cilësinë e shërbimeve për qytetarët tanë” shkruan Ismaili në Facebook.
Mbi 16 mijë të rinj do të votojnë për herë të parë në zgjedh...
Këto janë adresat e 38 qendrave të votimit me kusht
Dita e votimit shoqërohet me temperatura deri në 27°C
Sot, Kosova voton!
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare