Armando Sadiku rrëfen shifrat e transferimit, pritjen dhe bisedën me Enis Bardhin për Shqipërinë, telefonatën me Panuçin.
Nga Polonia në La Liga. Armando Sadiku bëri transferimin në një prej kampionateve elitare në botë, mirë- po është ende në pritje të debutimit me Levanten.
Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, ai tregon arsyen e pritjes. Bomberi i Kombëtares rrëfen shifrat e transferimit, pritjen dhe bisedën me Enis Bardhin për Shqipërinë, telefonatën me Panuçin.
Sulmuesi mohon deklaratat me “Ferrari”, ndërkohë që komenton edhe rivalitetin Ronaldo-Mesi.
Armando jeni transferuar në Spanjë ditën e fundit të merkatos, por ende nuk keni debutuar. Çfarë ka ndodhur?
U dëmtova në ditët e para. Në një seancë stërvitore, dy ditë para ndeshjes me Real Madridin, pësova një dëmtim dhe ky është problemi që më ka bërë të mos jem i gatshëm dhe pse nuk jam grumbulluar.
Çfarë dëmtimi bëhet fjalë?
Kam dëmtim në gju. Bëhet fjalë për ligamentin e brendshëm të gjurit, i cili ka pësuar zgjatje.
Ka nevojë për ndërhyrje kirurgjikale?
Jo, thjesht terapi. Mirëpo, kërkon kohën e vet që të më kalojë.
11 gladiatorët dardanë që kërkojnë historinë në Sllovaki ...
Këta janë 11 luftëtarët kuqezi që kërkojnë historinë ndaj Po...
Haradinaj i jep ‘zemër’ lojtarëve të Kosovës para ndeshjes m...
Vijon lirimi i hapësirave nga makinat e vjetra- Rama: Pastro...
Turqia në epërsi ndaj Rumanisë
Hamza: Sonte bashkohem me të gjithë tifozët për t’iu uruar f...