Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj priti në takim ambasadorin e Shteteve Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie, ku u bisedua për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin në mes të ShBA-ve dhe Republikës së Kosovës.
Gjithashtu, në këtë takim u bisedua edhe për çështjen e sigurisë së përgjithshme në Republikën e Kosovës. Në këtë takim u diskutua edhe për gjendjen civile të Republikës së Kosovës, për modalitetet me të cilat do të ndihmojë qeveria e ShBA-së, në avancimin e këtij sektori.
Me këtë rast, ministri Sefaj, falënderoi ambasadorin Delawie për përkrahjen e vazhdueshme që ShBA i japin MPB-së dhe institucioneve vartëse të saj.
Në anën tjetër, ambasadori Delawie konfirmoi se përkrahja amerikane do të vazhdojë për institucionet zbatuese të rendit dhe ligjit në Kosovë.
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...