Pas suksesit të arritur me Fabrizio Moro duke u shpallur fitues i festivalit të Sanremo, shqiptari Ermal Meta ka ende dëshira të tjera.
Në një intervistë për mediat italiane, Meta tregon detaje të panjohura për jetën e tij.
I pyetur për Shqipërinë, Ermali rrëfen se ruan kujtimet më të bukura nga fëmijëria. Madje, ai suprizon kur tregon se ka kompozuar disa këngë të cilat kanë tekste në shqip dhe se ka dëshirë të vijë të japë koncert në Shqipëri.
Kënga e tyre ”Non mi avete fatto niente” (Nuk më keni bërë asgjë) triumfoi pas votave të jurisë profesioniste dhe atyre të publikut. Kënga është një himn kushtuar jetës kundër akteve terroriste./radioplus/
SHBA dhe Irani bisedime indirekte për zgjatjen e armëpushimi...
Kurti pret sot në takim ministrin e Jashtëm belg, Maxime Pré...
Konjufca pret sot homologun belg Prévot, pas takimit konfere...
Rama sot vizitë zyrtare në Itali, takohet me Melonin
Trump: Udhëheqësit e Libanit dhe Izraelit takohen sot për bi...
E enjtja me vranësira dhe reshje lokale shiu në orët e pasdi...