Edhe pas vizitës së Sekretarit të Shtetit Rex Tillerson në Turqi, liderët e vendit mbetën këmbëngulës që SHBA “duhet të fajësohet” për tensionet në marrëdhëniet midis partnerëve të NATO-s.
“Mbajtja e negociatave sigurisht që është e vlefshme, por ne jemi më të interesuar te rezultatet”, ka deklaruar Presidenti RecepTayyip Erdogan para bashkëpartiakëve të tij, shkruan “Hurriyet”, transmeton portali arbresh.info
Kreu i Turqisë tha se shqetësimi kryesor i Turqisë është të shoh se marrëveshjet e arritura me Tillerson gjatë vizitës së tij të fundit në Ankara të zbatohen.
“Në këtë proces, janë ata që kanë nevojë për të korrigjuar gabimet e tyre”, tha Erdogan.
Gjatë vizitës së Tillerson në Ankara, të dy palët ranë dakord për të ngritur grupe pune në mënyrë që të adresohen shqetësimet mes dy vendeve.
Turqia prej kohësh ka kërkuar nga SHBA-të që të ekstradojë klerikun Fetullah Gulen, i cili fajësohet nga Turqia për përpjekjen e grusht shtetit të dështuar në vitin 2016./arbresh.info/
Rinumërohen 1,423 nga 2,557 vendvotime
Alexander-Arnold do të qëndrojë në Real Madrid
Rusia sulmon Ukrainën, ndërsa vazhdojnë bisedimet me SHBA-në...
Të dielën priten erëra të forta, Komuna e Prishtinës paralaj...
Francë: E vrau partneren para syve të fëmijës, Liridon Beris...
Zvicër: Kosovarit iu refuzua shtetësia në Aargau, por fiton ...