Një deputet rus, Vladislav Reznik dhe 17 të dyshuar të tjerë kanë shkuar në gjyq në Madrid pasi janë akuzuar për pastrim të parave përmes një bande mafioze.
Bosi i bandës së dyshuar, Genadi Petrov dhe Aleksandër Malishev, janë ende të lire dhe besohet se janë në Rusi, transmeton portali arbresh.info
Disa nga të dyshuarit pretendohet se kanë lidhje edhe me qeverinë ruse.
Reznik para gjykatës tha ai ishte paraqitur për të dëshmuar pafajësine e tij.
Në bankën e të akuzuarve janë edhe pesë spanjollë, të cilët kanë ndihmuar grupin mafioz rus.
Rasti daton që nga viti 2008, kur policia spanjolle kreu “Operacionin Trojka”, duke arrestuar 20 të dyshuar të mafias ruse.
Reznik është anëtarë i partisë Bashkimi i Rusisë, parti e cila qëndron besnike ndaj Presidentit Vladimir Putin./arbresh.info/
Rasti i Arianit Sllamnikut, policia fton për intervistim qyt...
Lavrov: Rusia është e gatshme të komunikojë me SHBA-në për B...
Trusti nis shpërndarjen e pasqyrave vjetore për kontribuuesi...
Zemaj kërkon dorëheqje në sektorin e shëndetësisë
Kurti u takua me përfaqësues nga Këshilli i Jashtëm për Marr...
Arrestohet Arianit Sllamniku