Sulmuesi polak, Robert Lewandowski, ka deklaruar se është i lumtur me situatën e tij në Bayern Munich.
Që nga transferimi i tij nga Borussia Dortmund, ai është shndërruar në njëri nga sulmuesit më të mirë në botë, dhe natyrisht nuk kanë munguar spekulimet për të ardhmen e tij.
Në dy sezonet e fundit, sulmuesi polak është lidhur me një kalim në Real Madrid, por 29 vjeçari ka deklaruar se është i foksuar vetëm në sezonin me gjigantin bavarez dhe së dëshiron të fitojë trofe këtë sezon.
““E ardhmja? Për momentin nuk jam i brengosur”, tha fillimisht Lewa gjatë një interviste për Kicker.
“Nëse do të brengosesha për këtë spekulime si lojtar i Bayernit, atëherë kjo nuk do të ishte e mirë për mua, sepse nuk do të isha i fokusuar në punën këtu”.
“Unë jam lojtar i Bayernit dhe dua të jap gjithçka këtu”, deklaroi në fund polaku.
Lewa në këtë sezon në 32 paraqitje ka shënuar 27 gola. /arbresh.info/
Kombëtarja e Kosovës prezanton fanellat e reja, bie në sy ko...
Haxhiu: E mirëpres prezantimin e rezolutës në Kongresin Amer...
“Monitor”: 18% e punëtorëve në Kosovë mezi e mbyllin muajin ...
“Regres me gjyqësorin”, BE pezullon të gjitha pagesat financ...
Barcelona ia rinovon kontratën Flickut
Kërcënoi të shpërthente bombë në Rinas, SPAK dërgon në gjyka...