Presidenti Hashim Thaçi për 10-vjetorin e Pavarësisë ka dekoruar qindra personalitete, që ka konsideruar si kontribuues më veprimtaritë e tyre. Por, disa prej tyre kanë refuzuar që të pranojnë të dekorohen nga i pari i vendit.
Një nga ta është edhe bashkëshortja e ish-drejtorit të RTK’së, Agim Zatriqit. Burbuqe Namani–Zatriqi, gruaja e ish-drejtorit të RTK’së, Agim Zatriqi, ka thënë se është njoftuar në media se bashkëshorti i saj i ndjerë është në listën e të përzgjedhurve nga presidenti për ta dekoruar me rasin e 10-vjetorit të Pavarësisë.
“Nga mediet kam mësuar se me rastin e dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës, Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës ka ndarë një dekoratë për bashkëshortin tim të ndjerë”, ka shkruar zonja Namani-Zatriqi në Facebook.
Sic ka shkruar ajo, për arsye parimore, megjithatë, nuk do ta pranojë këtë dekoratë. Kështu, ajo hynë në mesin e disa prej të cilëve refuzuar dekoratat e Presidentit. Një të tillë e ka refuzuar edhe Jakup Krasniqi, Veton Surroi, Grupi Koha, Rexhep Selimi.
Parashikimi i motit për të enjten
SHBA-të do të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Moti i lig në Greqi merr jetën e dy njerëzve