Lëvizja Vetëvendosje kërkon që në seancën e radhës gjyqësore ndaj aktivistëve të VV-së që do të mbahet më 22 shkurt të korrigjohen gabimet që siç thuhet, janë bërë deri më tani ndaj tyre.
Deputetja e VV-së, Arbërie Nagavci në një konferencë për media ka kërkuar po ashtu që të zbatohen pikat e miratuara në Kuvend në debatin që është bërë për këta aktivistë, shkruan Arbresh.info.
“Ajo që ndodhi ishte një inskenim i paprecedent. As Prokuroria as Gjykata nuk kanë ofruar ndonjë provë që do të mund të përdorej si dëshmi kundër aktivistëve tanë. Kjo dëshmohet edhe nga aktgjykimi në Themelore në të cilën asnjë provë materiale nuk ofron asnjë fakt kundër tyre. Çfarë kemi parë gjatë gjithë kësaj kohe është një përpjekje e vazhdueshme për fajësimin e aktivistëve të lëvizjes dhe të vetë VV si subjekt politik. Andaj seanca gjyqësore e planifikuar për 22 shkurt të këtij muaji duhet të jetë dita e fillimit të rregullimit të gjithë këtyre padrejtësive”, ka thënë Nagavci.
Sipas saj, këtë në këtë proces ka rënë në sy përfshirja e drejtpërdrejt e zyrtarëve të lartë policorë të cilët siç tha, në konferenca për media u nxituan të shpallin dënimin për aktivistët para gjykatës e prokurorit./Arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1696950623703356/
Një ditë pas zgjedhjeve, PDK thërret konferencë për media
Qeveria pro-perëndimore e Armenisë fiton zgjedhjet pavarësis...
Të shtëna me armë në Kamëz, humb jetën një person, një i pla...
Kallas: Udhëheqësit politikë të angazhohen në mënyrë konstru...
KQZ nis verifikimin dhe numërimin e votave për kandidatët pë...
Reuters: Zgjedhjet në Kosovë nuk sjellin shumicë, Kurti kërk...