Vera Ora është nëna e këngëtares sonë me famë botërore Rita Orës.
Ajo ishte prezente dje, tek sa vajza e saj Rita këndoi në Prishtinë para dhjetëra-mijëra qytetarëve për nderë të pavarësisë së Kosovës.
Ishte vërtet një performancë shumë e mirë e Ritës në Prishtinë. Kishte shumë që kishin ardhur nga vende të ndryshme të Kosovës dhe më gjerë që ta dëgjonin e ta shihnin Ritën duke kënduar.
Qe një mbrëmje shumë e mirë me shumë të pranishëm…
Por, sot me t’u larguar nga Kosova, nëna e Rita Orës, Vera kishte një përshtypje të saj të fundit para se të ngjitej shkallëve të avionit për të marrë rrugën për në Amerikë. Ajo kishte hedh një foto në instagram, ku e shoqëronte me këto fjalë në gjuhën angleze: “Flying back from wow event everything else seems flat kosovo10 VisuasWithVera”.
Duket se edhe Verës i ka pëlqyer shumë mbrëmja e koncertit në shesh të Prishtinës. Madje duket se nëna e Ritës po ik nga Kosova duke dashur që të qëndroj akoma këtu./kosovarja/

Izraeli godet qytetin libanez të Tiros, pavarësisht paralajm...
PDK pas zgjedhjeve: Zgjedhjet e brendshme mund të nisin në s...
Inspektorati në Mitrovicë ndalon punimet që po kryheshin pa ...
Në Forumin Ekonomik të Vjenës, Kurti fton kompanitë e huaja ...
Nico Paz merr vendimin e papritur rreth të ardhmes së tij
Spalleti e do me çdo kusht tek Juventusi, por ky është vendi...