Rita Ora shfaqi linjat e pabesueshme në koncertin e saj në ajër të hapur me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Ajo performoi në vendlindjen e saj në Kosovë për të shënuar 10 vjet pavarësi nga Serbia, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.
Dhe Rita nuk i zhgënjeu fansat e saj kosovarë kur u shfaq në koncert në kryeqytet, Prishtinë, të shtunën mbrëma.
Ajo “elektrizoi” trumën e veshur me një leotard me ngjyra kuq e zi, ndërsa dha një performance spektakolare.
Ylli i popit inkorporoi vallet tradicionale kosovare në këngën e saj të hitit Black Widow, ndërsa iu drejtua turmës në gjuhën e saj amtare.
Rita u emërua ambasador nderi në Kosovë në 2015 dhe u takua me kryeministrin Ramush Haradinaj para se të fillonte koncertin e mbrëmjes në ajër të hapur.
Kosova feston 10 vjet pavarësie nga Serbia në festimet dy-ditore që filluan sot në të gjithë vendin.
Ceremonia kryesore zhvillohet nesër, kur Presidenti Hashim Thaçi dhe Ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli do të kthehen nga Konferenca e Sigurisë në Munih.
Kosova njihet nga 117 vende, duke përfshirë SHBA dhe shumicën e shteteve perëndimore.


Ardhja e mërgimtarëve, kjo është gjendja në pikat kufitare
FFK sonte shpall më të mirët e vitit 2025
Fundi i një tradite 400-vjeçare, Danimarka dorëzon me 30 dhj...
Arrihet marrëveshja mes palëve, Milani do të marrë në huazim...
Australia rishikon shërbimet e inteligjencës pas sulmit terr...
“Zemra po më plas nga mungesa jote”, Selvije Jao zbulon pyet...