Radio Televizioni i Kosovës ka ndërprerë transmetimin direkt të koncertit të Rita Orës padhënë ndonjë paralajmërim.
Kjo bëri që shikuesit të mbeten të pakënaqur, por që kjo sipas drejtorit i TV’së, Lorik Arifaj ka një arsye!
Ai në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka treguar se RTK ka pasur të drejtë t’i transmetojë vetëm dy këngë të Rita Orës.
Ky është njoftimi i plotë i tij në Facebook:
Te nderuar po e shoh se perkunder paralajmerimeve ne RTK se kemi siguruar te drejten vetem te dy kengeve te Rita Ores, njerez te pa informuar dhe qellimkeqinj po mundohen me shpifje ta njollosin RTK-ne. Rita Ora ka kontrate ne Kompanine WARNER.
Si e tille nuk ka te drejte qe te kendoje dhe kenget e saj te transmetohen ku te do sepse ka marreveshje per te drejtat e autorit. Para se te merreni me shpifje lexoni ligjin per te drejtat e autorit e poashti edhe lexoni per gjobat qe mund te pasojne ne rast se shkelet marreveshja.
RTK bashke me Kompanine AMC ka arritur marreveshje me shkrim me ËARNER per keto 2 kenge te cilat ËARNER nuk ka lejuar te transmetohen as ne satelit, as ne Youtube e as ne rrjetet sociale por vetem ne territorin e Kosoves (Free To Air).
Po ua bashkangjes komunikimin e fundit me email.
P.S. RTK dhe AMC posedojne kontrate me shkrim per transmetimin e sontem andaj cdo transmetim tjeter televiziv eshte bere ilegalisht andaj ata qe e bene i dijne pasojat dhe dote ballafaqohen me to.
Presidenti Begaj dhe Sinani flasin për të drejtat e shqiptar...
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës sot në Kosovë
Hoti dhe Azemi diskutojnë për punëtorët e sektorit privat
KQZ miraton planin e punës, pezullohet nëse ka zgjedhje të j...
AGK-ja e dënon gjuhën e papranueshme dhe të rrezikshme të Lu...
Suedia ia vazhdon kontratën Potterit deri në vitin 2030