Meksika goditet nga një tërmet i fuqishëm

01:06 | 17 Shkurt 2018
Trina Galanxhi

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë paraprake prej 7.5 ka tronditur Meksikën jugore dhe qendrore.

Dridhjet thuhet se kanë tronditur të gjithë kryeqytetin, transmeton portali arbresh.info

Tërmeti goditi shtetin jugperëndimor meksikan të Oaxacas, raporton Shtetet e Bashkuara të Gjeologjisë (USGS).

Epiqendra ishte komuna Pinotepa de Don Luis, 2 kilometra larg me një popullsi prej rreth 6.700 banorësh.

Dridhjet u ndjenë deri në qytetin e Meksikës.

Banorët kanë ndarë video nëpër mediat sociale në kohën kur vendi është kapluar nga dridhjet./arbresh.info/

 

 

https://www.instagram.com/p/BfRtReCBptP/?utm_source=ig_embed

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme