Në vigjilje të 10 vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës, në ditën e nënshkrimit të marrëveshjes së re për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, në prezencën e deputetëve të parlamentit të Kosovës, që vijnë nga Komuna e Deçani dhe të kryetarit të Komunës, është nënshkrua kontrata për fillimin e punimeve në rrugën Deçan – Plavë, e cila do të financohet me rreth 12 milion euro.
Kështu ka bërë të ditur ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj.
Sipas tij, edhe kjo marrëveshje është në vazhdën e sukseseve të Qeverisë Haradinaj.
“Kjo rrugë do të përafroj edhe me tepër shqiptarët që jetojnë në të dyja anët e kufirit, do të lidhë dy shtetet tona, Kosovën dhe Malin e Zi, por mbi të gjitha do të ndikojë në zhvillimin e turizmit si një arterie ndër më kryesoret për Deçanin. Duke i uruar qytetarët e Deçanit për ketë zhvillim pozitiv, deshiroj të them se, Qeveria Haradinaj është e interesuar që të investojë në infrastrukturën rrugore në të gjithë vendin, gjithnjë duke u bazuar në nevojën e qytetarëve por edhe në strategjinë tonë për të ndikuar pozitivisht në zhvillimin ekonomik të vendit”, ka thënë Lekaj.
8 Marsi – shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër