Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson ka deklaruar se SHBA-ja “nuk i ka dhënë kurrë” armë të rënda milicisë kurde.
Tillerson i ka bërë këto komente në Bejrut, para vizitës së tij në Turqi, pasi i ishte përgjigjur pyetjeve rreth armatimit të kurdëve, që njihen si Njësitë e Mbrojtjes së Popullit ose YPG, transmeton portali arbresh.info
Ankaraja e sheh YPG-në si grup terrorist, ndërsa ata janë aleatët kryesorë të SHBA-ve në luftën kundër Shtetit Islamik.
“Ne kurrë nuk u kemi dhënë armatim të rëndë kurdëve”, tha ai.
Tillerson nga Libani ka udhëtuar drejt Turqisë, ku është takuar me Presidentin Recep Tayyip Erdogan./arbresh.info/
“Dardanët nuk i ndal as shiu”, lojtarët e Kosovës vazhdojnë ...
Rama: Drejt përfundimit punimet për urën e re të Viroit, rri...
Haxhiu dhe Konjufca nderojnë viktimat e masakrës së Podujevë...
Trump: Erdogan është një “lider i shkëlqyer”
Osmani nderohet në Vjenë me çmimin “Dr. Erhard Busek” për li...
Fondi Humanitar i reagon ashpër Gashit: Në Burgun e Dubravës...