Një kompani në Spanjë mori një lumë kritikash të ashpra, pasi nuk punësoi një grua sepse nuk ishte burrë.
Agjencia e publiciteteve dhe marrëdhënieve me publikun, “Impulsa Comunicación”, i tha Carla Forcadës se për pozicionin e shefit të llogarive i duhej një burrë, që mund të përballojë ritmin e punës me kompanitë e mëdha.
Pikërisht këto të fundit, duke nisur me “Coca Cola”-n, braktisën menjëherë agjencinë, pasi Forcada publikoi mesazhin që mori nga “Impulsa Comunicación”.
Ajo postoi në “Twitter” “e-mail”-in e marrë nga kompania, ku shkruhet mjaft qartë se atyre i duhej një burrë që ta bëjë këtë punë.
I menjëhershëm reagimi formal, por edhe publik ndaj kompanisë, e cila u detyrua të mbyllë faqen e saj të internetit.
Përmes një zëdhënësi, kompania tha më pas se nuk kishte qëllim të diskriminonte aplikanten për vendin e punës. Kompania shtoi se situata u krijua për shkak të një keqkuptimi, por pa sqaruar më tej, në përpjekje për ta lënë pas shpine incidentin, që tashmë i ka kushtuar shumë./tch/
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...