Sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri ka reaguar ashpër pas vendimit për shtyerjen e senacës së Kuvendit me datë 18 shkurt, e jo siç ishte paralajmëruar të shtunën, ditën që përkon me 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Beqiri ka thënë se ky vendim është absurd dhe i palogjikshëm duke thënë se sipas kësaj logjike, 10 vjetori mund të shënohet cilëndo ditë brenda këtij viti.
“Posa u informova nga zyrtaret e Kuvendit,poashtu lexova edhe ne faqen zyrtare te Kuvendit,Seanca Solemne për shënimin e 10 vjetorit të Shpalljes së Pavarësise mbahet më 18 shkurt ora 12,00.
Ky është njē absurd i llojit të vet,nuk ka kuptim,për mua është e papranueshme të shtyhet ditëlindja e Republikes sē Kosovës.Nuk më intereson fare qfarë arsyetimi mund ta kete ai ose ata që e kanë bërë këtë veprim absurd.Nēse Seanca nuk mbahet më 17 shkurt,atëhere sipas kësaj logjike 10 vjetori mund të shēnohet cilendo ditē brenda këtij viti.Kjo është non sens.
Vërtetë a kanë pikë të ndërgjegjes dhe përgjegjësisē bartësit e Institucioneve tona,në këtë rast të Kuvendit të Kosovës” ka thënë Beqiri.
Vuçiq: Shërbimi i detyrueshëm ushtarak do të hyjë në fuqi në...
E rëndë në Angli/ Vrau me thikë një 12-vjeçar, adoleshenti p...
Kur rrjetet sociale zëvendësojnë barnatoren: rreziku i produ...
Isa Mustafa: LDK nuk zgjidhet me tifozllëk, Kuvendi duhet të...
PDK: Prokuroria të hetojë pamjet e rreme të publikuara nga K...
Trubin e rrëfen momentin e çmendur: Nuk e kuptoja çfarë po n...