Kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot, përveç tjerash diskutoj edhe për funksionimin e komisionit mjekësor për shkallën e invaliditetit të Veteranëve të UÇK-së, të cilët kanë fituar statusin e invalidit të luftës nga komisioni verifikues qeveritar.
“Duke pasur parasysh shqetësimet që vijnë për çdo ditë në qendrën e OVL UÇK-së, konsiderojmë se komisioni mjekësor i formuar nga qeveria e Republikës së
Kosovës, më shumë është duke i injoruar por edhe i përbuzur në mënyrë jo të dinjitetshme veteranët-invalid , sesa është duke ua përcaktuar shkallën që meritojnë.
Ne, si OVL UÇK, do të takohemi me Qeverinë e Republikës së Kosovës për të diskutuar këtë shqetësim pasi pasi në të kundërtën është e patolerueshme që të largohen nga dinjitoz (njerëzor) të vazhdojë edhe më tutje “, thuhet në komunikatë. / Indeksonline /
Kupa e Anamoravës 2026 zhvillohet nesër në Kamenicë
Astronautët e NASA-s morën iPhone 17 Pro Max për të dokument...
Ekuipazhi i Artemis II tani është në gjysmën e rrugës drejt ...
Beteja e udhëheqësve të UÇK-së në Hagë po shkon drejt fundit
Kryeministri sllovak kërkon që BE-ja t’i heqë sanksionet nda...
Pas presidencës, këto janë privilegjet që do t’i gëzojë Osma...