Seanca Solemne e Kuvendit të Kosovës për 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, nuk do të mbahet gjatë ditës kur Kosova shënon një dekadë shtet, asaj së shtunë, mirëpo do të mbahet një ditë më vonë, të dielën më 18 shkurt.
Kështu mësohet nga burimet e lajmi.net, nga të cilat bëhet e ditur që në këtë seancë solemne pritet të marrë pjesë edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Ndryshe, Kuvendi i Kosovës mban seanca për çdo vit të shënimit të datës së shpalljes së Pavarësisë, seanca këto që zakonisht mbledhin një numër më të madh të deputetëve në sallë, si dhe shënohen edhe me vizita nga shtetet mike të Kosovës.
Pas pak dënimi për vrasësit e Liridonës
“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë
Rënia e Leicester City: Nga mrekullia e titullit në Premier ...
Rizvanolli: Çmimi i energjisë në Kosovë, më i ulëti në rajon