Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, thotë se vendi i tij dhe Greqia kanë bërë progres të rëndësishëm kah zgjidhja e kontestit për emër, që po zgjatë për një periudhë të gjatë.
Zoti Zaev tha dje se qeveria e Maqedonisë është e gatshme ta shtojë një “përcaktues gjeografik” në emrin e vendit, një ndryshim që është kërkuar nga Greqia, bën të ditur REL.
Por, ai theksoi se ka edhe çështje të tjera kontestuese, përfshirë atë se si do të quhet zyrtarisht gjuha maqedonase.
Maqedonia dhe Greqia për më tepër se 25 vjet kanë mospajtim të ashpër lidhur me të drejtën për emrin Maqedoni.
Greqia thotë se duke e përdorë atë, vendi fqinj shpreh pretendim ndaj provincës greke me të njejtin emër, raporton AP nga Shkupi.
Lidhur me këto çështje, ministrat e jashtëm të të dy vendeve janë takuar këtë javë në Vjenë, së bashku me ndërmjetësuesin e Kombeve të Bashkuara, Matthew Nimetz
Votimi i presidentit, PDK e shpalos qëndrimin në ora 13:15
SPAK dërgoi për gjykim tre punonjës të Policisë Rrugore, dy ...
Alarmi i IKSHKP: Energjetika përgjegjëse për 40% të emisione...
Rama: Prishtina pret Konferencën e Investitorëve Amerikanë 2...
Deputeti i LVV: Qytetarët duan të zgjidhet Presidenti, dekla...
Atletico Madrid dhe PSG në garë për yllin e Marseille