“Eye Cue” dhe kënga “Lost and found” do ta përfaqësojë Maqedoninë në përzgjedhjen e këngës më të mirë evropiane në Eurovision, që këtë vit mbahet në Lisabon të Portugalisë.
Autor i muzikës dhe tekstit është Bojan Trajkovski, ndërsa aranzhimi i këngës është bërë nga Darko Dimitrov.
Pas shpalljes së konkursit nga ana e RTVM-së, më 10 shkurt u mbajt përzgjedhja e këngëve konkuruese. Nga 382 kompozime, fillimisht u bënë tre rrethe eliminuese për të arritur në 12 kompozimet më të mira.
Në fund, më e votuara ishte kënga “Lost and found”. Grupi përbëhet nga Bojan Trajkovski dhe Marija Ivanovska./Telegrafi

Vetëvendosje merr pjesë në Kongresin e 10-të të SDP-së në Za...
Lajçak dorëhiqet si këshilltar i kryeministrit sllovak, pas ...
Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVIP
Qytetarët e “zhytur” në kredi, Gërxhaliu: Është koha kur duh...
Gjatë javës, FSK-ja me aktivitete në Badovc e Koliq
Limi lë shtëpinë më të madhe në vend