Mbrojtësi brazilian i Real Madridit, Marcelo, ka bërë një deklaratë interesante rreth Neymarit, pak para përballjes së tyre në Ligën e Kampioënve.
Real Madridi dhe Paris Saint-Germain do të takohen këtë javë në kuadër të Ligës së Kampionëve në raundin e 16.
I pyetur nga gazetarët rreth spekulimeve se bashkëkombësi i tij, mund të transferohet në Santiago Bernabeu.
“Do të ishte diçka e bukur nëse Neymar vjen në Madrid. Mendoj se do të përshtatej në mënyrë perfekte tek ne. Ai është një lojtar i madh dhe futbollistët e mëdhenj duhet të luajnë për skuadrën më të madhe, që është Reali i Madridit. Një ditë Neymar do ta veshë fanellën e bardhë.”
Marcelo e konsideroi një finale të parakohshme përballjen mes Realit dhe PSG, ndërsa për të ardhmen e Cristiano Ronaldos, u shpreh:
“Nuk besoj që Cristiano nuk është më i lumtur në Madrid. Nëse do të ishte ndryshe, atëherë ai do të luante në një skuadër tjetër. Ronaldo po bën gjithçka për të ndihmuar skuadrën”, përfundoi Marcelo. /arbresh.info/
Drita zyrtarizon rinovimin e kontratës me Hasan Gomda
Merz do verifikojë modelin italian të azilit me Shqipërinë
Izraeli shpall fillimin e operacioneve tokësore në Gaza, nuk...
Barça e Yamal kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e kontr...
Zelensky takon Papën
PSV shpallet kampione e Holandës, lë prapa Ajaxin