Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, në konferencën për media të shtunën, ka deklaruar se gjatë viteve 2018-2021 pritet të realizohet plani masiv i investimeve në këtë komunë, në të gjitha fushat, përderisa ka ripërsëritur se pas dy viteve të para të mandatit të ri do të ndodhë tregimi i madh, njofton Klan Kosova.
“Duhet të angazhohemi në qeverisje mbi partiake, në shërbim të qytetarëve. Riorganizimi do të ndodhë edhe në shërbim civil në funksion të realizimit të planeve dhe riorganizimit të detyrave, sikur që do të ndodh edhe riorganizimi i zyrave”.
“Gjatë këtij muaji do të organizohet debat publik me qytetarët, shoqërinë civile e grupet e interesit për t’i involvuar në procesin e vendimmarrjes”, ka thënë Haziri.
Sa i përket investimeve në infrastrukturë, Haziri tha se janë nënshkruar kontratat në vlerë prej 2.9 milionë euro për ndërtim të rrugëve, kanalizimit e ujësjellësit në fshatra dhe qytet për vitin 2018, duke përmendur edhe vazhdimin dhe projekteve të mëdha./Klan Kosova/
Klinika Stomatologjike kryen suksesshëm rehabilitimin protet...
Rama në Tivat për Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Fokus në z...
Dy milionë euro për linjat ajrore: Si do të shpërndahet ndih...
Merz dhe Macron me plan të ri për afrimin e Ballkanit drejt ...
Dy persona therën me thikë në Prizren, policia zbulon detaje...
Pacolli: Kompleksi Memorial “Adem Jashari” po jetësohet, gat...