Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje për vdekjen e një nxënësi nga Suhareka të premten rreth orës 18:00.
Policia e ka cilësuar vdekjen si të dyshimtë, pasi rrethanat e vdekjes janë ende të panjohura.
“Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar në spitalin regjional të Prizrenit. Viktima nuk ka pasur në trup shenja dhune fizike, nuk dihet shkaku i vdekjes”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit kujdestar trupi i pa jetë i viktimës dërgohet për obduksion./arbresh.info/
Universiteti i Tiranës: E drejta për t’u arsimuar dhe për t’...
Irani refuzon armëpushimin e ShBA-së
Arteta “çmend” Arsenalin: stërvitje me stilolapsa para ndesh...
Qeveria ashpërson masat për ndotjen, Shqipëria drejt standar...
Izraeli godet impiantin më të madh të Iranit, tensione para ...
Tensione në ndeshjen Rilindja 1974 – Trepça, u desh ndërhyrj...