Serbët e Kosovës i kanë në shfrytëzim katër lloje të pasaportave.
Ato janë: pasaportat që janë lëshuar nga drejtoritë policore nëpër qytete të Kosovës, pasaportat e lëshuara pas vitit 2009 nga e ashtuquajtur Qendra Koordinuese e Serbisë në Kosovë, pasaportat që i kanë dhënë drejtoritë policore qytetarëve serbë me qëndrim në Serbinë Qendrore dhe pasaportat që u janë lëshuar shtetasve të Kosovës nga ana e MPB-së së Kosovës, shkruan Zëri.
Janë regjistruar raste kur autoritet kosovare disa nga këto pasaporta të qytetarëve të Serbisë me qëndrim në Kosovë nuk u janë pranuar, duke i vlerësuar ato si dokumente jo të vlefshme.
Këto përfundime kanë dalë nga një konferencë e organizuar nga organizata “Aktiv” në veri të Mitrovicës, me temën “Kosova, zonë e pasaportave të veçanta”, në të cilën është folur për problemet që kanë poseduesit e pasaportave serbe që janë lëshuar nga Qendra Koordinuese e Serbisë në Kosovë. Pjesëmarrësit në këtë konferencë kanë kërkuar që poseduesit e pasaportave të Qendrës Koordinuese të Serbisë në Kosovë të trajtohen si ata të Serbisë – të udhëtojnë pa viza./Zëri/
Konjufca kujton Epopenë e Dukagjinit: Një nga momentet më do...
U mbajt takim koordinues me përfaqësuesit e gjendjes civile ...
Krim brenda familjes në Fier, burri vret gruan me armë zjarr...
Abdixhiku takohet me ambasadorin francez, flasin për çështje...
Policia nis aksion ndaj motoçiklistëve në kryeqytet, masa të...
Irani i vendosur: Do të luftojmë deri në një fitore të plotë