Aktori amerikan dhe komediani Rob Delaney ka ndarë me tifozët e tij lajmin se djali i tij 2 vjeçar Henry ka ndërruar jetë si pasojë e sëmundjes nga kanceri.
Delaney, i cili jeton në Londër është i njohur për rolin e tij në filmin “Catastrophe”, shkruan BBC, transmeton portali arbresh.info
“Do të përpiqem që të mos luaj nga mendja nga pikëllimi”, shkroi ai në rrjetin social në Facebook, duke shtuar se ata kishin kaluar shumë kohë të mirë së bashku.
Henry u diagnostifikua me kancer në tru në vitin 2016.
Delaney, 41 vjeç, tha se në atë kohë Henry vuante nga të vjellat e vazhdueshme dhe humbja e peshës.
Pas pranimit të spital, ishte zbuluar se kishte kancer në tru./arbresh.info/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...