Forcat e sigurisë besnike ndaj qeverisë rajonale kurde besohet se kanë kryer ekzekutime masive të luftëtarëve të dyshuar të ISIS-it që ndodheshin në paraburgim në një vend pranë Mosulit.
Grupi i të drejtave të njeriut tha se kishin dëshmi të reja që tregojnë se pjesëtarët e forcës së sigurisë Asayish kanë vrarë të paktën 100 militantë të dyshuar të ISIS-it, të cilët më pas janë varrosur në një varrezë masive, transmeton portali arbresh.info
Disa nga luftëtarët e dyshuar të IS-së thuhet se vdiqën nga të ftohtit pasi u ngarkuan në kamionë frigoriferë të madh nga Asajishi dhe mbaheshin atje për shtatë orë.
HRW tha se këto veprime mund të përbëjne krime lufte.
Bazuar në imazhet satelitore dhe në raportet e grupit të të drejtave të njeriut besohet se ekzekutimet masive janë zhvilluar në mes të muajit gusht dhe shtator të vitit 2017./arbresh.info/
Tërmeti godet Iranin, raportohet lëkundje pranë Teheranit
Hoxha Osman Musliu në listën e VV-së për deputet, e publikon...
Raporti i Eurostat, sa është numri i shqiptarëve të kthyer n...
Rritet bilanci i viktimave nga sulmet izraelite në Liban, 2,...
Gabimi i rëndë i portierit ia prish festën Ronaldos, titulli...
Lista zyrtare e kandidatëve të LDK-së për deputetë