Kthjellime dhe vranësira kalimtare dominojnë motin deri në pas mesditës kur pritet shtim i vranësirave në pjesën më të madhe të vendit por kryesisht në ekstremet Veri – Jug ku priten edhe reshje të izoluara.
Pasditja fuqizon vranësirat në gjithë territorin, më të dendura në Jug dhe Qendër të cilat gjatë natës sjellin sërish reshje me intensitet deri mesatar.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie me 2°C gjatë mëngjesit por nuk priten ndryshime të ndjeshme, në vlerat termike të mesditës.
Era do të fryjë kryesisht e lehtë, me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim deri 2 ballë./ MeteoAlb

Bekim Hamz Jashari uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajr...
Zelensky i dërgon letër urgjente Trumpit
Kurti për 2 milionë eurot për linjat ajrore: Nuk bëhet fjalë...
Shefi i Këshillit të Evropës bën thirrje për më shumë mbësht...
Foda: Objektivi më i madh mbetet kualifikimi në Euro 2028
Aksidentohen dy policë gjatë operacionit antidrogë në Korçë