Siria ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për kryerjen e një “masakre brutale” gjatë një sulmi ajror në provincën Deir al-Zour.
Sipas SHBA-ve, sulmet ajrore të kryera gjatë natës kanë vrarë rreth 100 luftëtarë pro-qeveritarë pranë lumit Eufrat, transmeton portali arbresh.info
Ministria e Jashtme siriane tha se ka kërkuar nga Kombet e Bashkuara dënim ndërkombëtarë, ndërkaq SHBA pretendoi të drejtën për vetëmbrojtje, duke thënë se po reagonte ndaj një sulmi që po kryehej kundër aleatëve kurdë dhe arabë.
Sulmi ajror ndodhi në Luginën e Mesme të Eufratit, e cila shërben si vijë e demarkacionit joformal në Sirinë lindore.
Siria e ka përshkruar sulmin si “krim kundër njerëzimit” dhe tha se Shtetet e Bashkuara po mbështesin terrorizmin.
Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, një grup monitorimi në Mbretërinë e Bashkuar, ka deklaruar se gjatë sulmit ajrore janë vrarë të paktën 36 civilë, duke e dërguar kështu numrin e të vdekurve në 185./BBC/arbresh.info/
Zyrtare: Fiton Ademi transferohet tek Llapi
Rezultatet e zgjedhjeve, deri tani, janë pranuar gjashtë ank...
Vrasja e konduktorit në Gjermani, avokati: Pesë persona beso...
Haradinaj pjesëmarrës në Lutjet e Mëngjesit: E rëndësishme t...
EULEX-i dhe KFOR-i rrisin gatishmërinë për reagim në raste e...
Papa Leoni XIV pret kryeministrin Rama