Partia Demokratike e Shqipërisë thotë se projektrezoluta e dorëzuar prej saj në Kuvendi për çështjen e Jeruzalemit dhe votës së Shqipërisë në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara në dhjetor, lindi si domosdoshmëri e mungesës së konsultimit të Ministrisë së Jashtme me pushtetin ligjvënës.
“Në këtë frymë mungese bashkëpunimi dhe konsultimi ishte edhe qëndrimi i mbajtur nga Shqipëria në Stamboll më 13 dhjetor në samitin e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik lidhur me statusin e Jeruzalemit”, thuhet në projektrezolutën e demokratëve.
Opozita deklaron se kjo ka shkaktuar “sulme të padrejta e të padobishme ndaj Shteteve të Bashkuara” e për këtë propozon që të anulohet vota në OKB nga ana e Parlamentit.
“Kuvendi duhet menjëherë të distancohet dhe të kërkojë nga Qeveria që të ndërmarrë hapat e nevojshme për rregullimin e kësaj situate”, thuhet në projektrezolutë, shkruan Top Channel.
Partia Demokratike thotë se të tilla qëndrime ndaj SHBA bien ndesh me interesin kombëtar dhe të qytetarëve shqiptarë./TCH
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...