Policia e Prizrenit ka njoftuar se gjatë vikendit dhe sot ka sekuestruar tri armë: dy pistoleta dhe një armë gjahu.
Sipas njoftimit të Policisë, te një i dyshuar, në rr. “Ramadan Zaskoci”, në Prizren, është sekuestruar një pistoletë e llojit “Zastava”.
Gjatë hetimit të rasteve të vjedhjes, hetuesit kishin arritur të siguronin informata për armën të cilën i dyshuari e ka dorëzuar në mënyrë vullnetare.
Rasti i dytë po ashtu ndërlidhet me vjedhje.
I dyshuari e kishte vjedhur një armë gjahu në një shtëpi në rr. “Enver Buçaj” dhe të njëjtën ia kishte shitur një të dyshuari tjetër.
Arma është sekuestruar ndërsa kallëzimi penal do t’i kalojë prokurorisë për të dyshuarin që ka blerë armë të vjedhur.
Ndërkaq, rasti i tretë ka ndodhur sot në rr. “Gjallica”, me ç ‘rast një qytetar e kishte denoncuar rastin e vjedhjes të telefonit në Prevallë.
Gjatë hetimit është gjetur telefoni por edhe një pistoletë e llojit “EKOL FIRAT MAGNUM”.
Kallëzimi penal do t’i kalojë prokurorisë për procedura të mëtejme ndërsa i dyshuari është liruar, njofton Policia e Prizrenit.
Kërkohet paraburgim ndaj shtetasit të Shqipërisë për shpërnd...
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s