Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha priti në takim shefin e misionit diplomatik të Republikës së Çekisë Ivo Silhavy.
Në takim u bisedua për marrëdhëniet jashtëzakonisht të mira ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Çekisë, si dhe për nevojën e zhvillimit, avancimit dhe intensifikimit të këtyre marrëdhënieve edhe në fushën e sigurisë ndërmjet dy vendeve tona në të ardhmen.
Berisha e njoftoi diplomatin çek mbi ambientin e sigurisë në vend, sfidat rajonale, zhvillimin dhe profesionalizimin e FSK-së si dhe planet për të ardhmen, me theks transformimin e FSK-së në Forcë të Armatosur e cila do të jetë në shërbim të gjithë qytetarëve të vendit.
Ministri Berisha e njoftoi ambasadorin e Çekisë mbi përfshirjen e komuniteteve në FSK, integrimin e tyre, pastaj integrimin e gjinisë femërore si dhe për interesimin dhe përkushtimin e Ministrisë dhe FSK-së në zgjerimin e bashkëpunimit me vendet anëtare dhe atyre që aspirojnë NATO-n.
Ministri Berisha shprehu gatishmërinë për konkretizimin e bashkëpunimit edhe me Ministrinë e Mbrojtjes të Çekisë, nëpërmjet një marrëveshjeje zyrtare të bashkëpunimit dypalësh.
Nga ana e tij, shefi i misionit diplomatik të Çekisë në Republikën e Kosovës, Silhavy u shpreh i gatshëm për inicimin e idesë së ministrit Berisha në drejtim të arritjes së marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet të dy ministrive, ndërkaq një kontribut drejt arritjes së saj, siç tha ai është edhe angazhimi i atasheut të Mbrojtjes të Republikës së Çekisë i akredituar në Tiranë, i cili do të mbulojë edhe Republikën e Kosovës.


Ambasada e SHBA-së në Bagdad sulmohet me raketë, goditet hel...
Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava
Therje me thikë në Prishtinë, policia jep detaje mbi rastin
Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime pas përshkallëz...
Tri vetura përfshihen në një aksident në rrugën Prishtinë-Li...
BE: Serbia të zgjedhë mes Rusisë dhe Evropës