Kuvendi i Komunës së Istogut ka zgjedhur Qaush Balajn – kryesues të Kuvendi, i cili vjen nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Sipas komunikatës, Balaj u zgjodh kryesues në raundin e tretë të votimit, derisa në sallë ishin prezentë 26 këshilltarë, ku Balaj mori 18 vota, kurse tetë këshilltarë abstenuan.
Kryesuesi i ri i Kuvendit, Qaush Balaj ka falënderuar këshilltarët për besimin e dhënë, duke premtuar se funksionin e tij do ta ushtrojë në pajtim të plotë me Ligjin për vetëqeverisjen lokale dhe Statutin e Komunës si dhe dispozitat e tjera ligjore që rregullojnë funksionimin e Kuvendit të Komunës.
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...
Arrestohet në Rozhajë i dyshuari për vrasjen e trefishtë në ...
Haradinaj për çështjen e Presidentit: Nuk shoh nga Kurti ndo...
Trump e zgjat armëpushimin me Iranin