Sadiku nuk figuron në listën e lojtarëve të ftuar për sfidën që Levante e zhvillon me Realin dhe arsyeja sipas MARCA-s duhet të jetë forma e shqiptarit.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, nuk është ftuar nga trajneri Juan Muniz për sfidën që Levante e zhvillon sonte në kuadër të xhiros së 22’të në La Liga kundër Real Madridit, shkruan Gazeta Express.
“Jam 100 % gati për të luajtur”, ishin fjalët e sulmuesit shqiptar pas prezantimit gjatë ditës së djeshme.
Por, kështu nuk mendoi trajneri i Levantes, që e ka lënë në shtëpi sulmuesin që u transferua në Spanjë nga Legia Varshavës dhe që ka firmosur një kontratë deri në qershor të vitit 2020.
“Sulmuesi shqiptar, Armando Sadiku, duhet të presë për shansin e tij ashtu si edhe Fahad e Rochina, pasi nuk janë në formën më të mirë”, shkruan MARCA.
Sadiku duhet të stërvitet shumë këto ditë për të bërë debutimin javën e ardhshme, me 11 shkurt në Mestalla kundër Valencias. /Gazeta Express/

Diell, vranësira dhe reshje lokale, moti për të premten
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...