Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, javën e ardhshme do të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit, si dhe do të ketë një varg takimesh të rëndësishme me qëllim të thellimit të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave dhe mbështetjes amerikane në fushën e inovacionit dhe ndërmarrësisë.
Ministri Beqaj gjatë qëndrimit në SHBA do të vizitojë Universitetin “James Madison”, ku do të takojë presidentin e këtij universiteti, në veçanti departamentin për Inovacion dhe Ndërmarrësi. Ai do të ketë takime shumë të rëndësishme edhe me përfaqësues të Departamentit Amerikan të Shtetit, Bankës Botërore, USAID-it, si dhe me përfaqësues të Odës Ekonomike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ministri Beqaj gjatë vizitës në SHBA do të promovojë Ministrinë e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, do të kërkojë mbështetje në fushën e konsulencës dhe në aspekte të tjera që do të ndihmonin në realizimin e objektivave të MIN, si dhe do të marrë përvojat amerikane në funksionimin e Qendrave të Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.
Nis fushata për zgjedhjet e parakohshme, KQZ tregon rregulla...
Shisnin drogë pranë shkollave në Durrës, ekzekutohen masat e...
Vdes zyrtarja policore, Policia shpreh ngushëllime
Gjashtëmbëdhjetë nxënës të vrarë në zjarr në një shkollë në ...
Maran zbardh listën e Shqipërisë për miqësoret e qershorit
QKUK: I plagosuri nga sulmi me thikë në Mitrovicë jashtë rre...