Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora ka folur për Kosovën dhe familjen e saj në një intervistë për emisionin amerikan “Live Kelly and Ryan”.
Rita ka rrëfyer përballjen e nënës së saj me kancerin, duke e quajtura atë heroinë, raporton Arbresh.info.
“Ajo është heroinë, u diagnostifikua me kancerin e gjirit dhe tani është mirë. Pas diagonstifikimit, studioi psikologji dhe mësoi anglisht në të njëjtën kohë.”, tha Rita.
Këngëtarja me origjinë nga Kosova nuk hezitoj të flas edhe për vendlindjen e saj.
“Është një vend me 2. 3 milionë banorë në Evropën lindore, jemi shpërngulur në Londër kur isha një vjeç. Prindërit e mi nuk dinin anglisht”, tha Rita.
Ndryshe, Rita Ora do të mbaj një koncert në Kosovë për nder të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës./Arbresh.info
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë