Kryeministri Ramush Haradinaj ka marr pjesë në konferencën e organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, me temën “Edukimi, çelës për t`u përballur me ekstremizmin dhe radikalizmin online”.
Haradinaj ka apeluar tek të gjithë që të mbrojnë fëmijët nga dukuritë jo të mira me të cilat përballen.
“Fëmijet nuk guxojnë të iu ekspozohen çfarëdo të keqë as drogës as alkoolit. Nëse dikush beson që ideologjit e ekstremit fetar, ekstremit islam, ua kanë shpëtuar fëmijët nuk shtë e vërtetë. Në fakt këto janë shumë më në rrezik sesa droga e alkooli. Ne me kohë jemi vendosur ta largojmë drogën në shkolla, ne jemi përgjegjës të mos e lëmë drogënë në shkolla. Ne duhet t’i mbrojmë fëmijët tanë nga çfarëdo gjëje e keqe. Mirëpo fëmijët nuk shpëtojnë nga ideologjit ekstreme të islamizmit, ato ua marrin fëmijët. Faleminderit të gjithëvë që jeni të vendosur në këtë luftë që askush të mos na i merr fëmijët”, ka thënë ai./Arbresh.info
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot