Në botë është vërejtur rënie e përgjithshme e sundimit të së drejtës, veçanërisht të të drejtave themelore të njeriut, tregon analiza më e mirë e projektit botëror të drejtësisë.
Sipas indeksit të sundimit të së drejtës, në listën e 133 shteteve nga e gjithë bota, Maqedonia radhitet në vendin e 57-të. Më keq e radhitur nga shtetet e rajonit është Serbia, e cila gjendet në vendin e 76-të, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ndërsa më mirë e vlerësuar nga vendet ballkanike është Sllovenia – e cila ndodhet në vendin e 26-të, më pas Rumania në vendin e 29-të, Kroacia e 35-ta.
Sipas sundimit të së drejtës Shqipëria është e 68-ta, Bullgaria e 55-ta, Bosnja e Hercegovina e 56-ta, ndërsa Mali i Zi dhe Kosova nuk janë përfshirë në hetime.
Globalisht në vendin e parë sipas sundimit të së drejtës është Danimarka, më pas Norvegjia, Finlanda dhe Suedia.
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë