Kryeministri i vendit, Ramush Hardinaj në një postim në rrjetin social Facebook ka theksuar se janë të pakompromis për rend dhe ligj.
Sipas tij sistemi i drejtësisë është në rrugë të mirë, që të konsolidohet në përputhje me rendin demokratik, raporton arbresh.info
Ky është postimi i plotë:
Të pakompromis për rend dhe ligj!
Në frymën e përkushtimit për sundimin e ligjit dhe të rendit, sot do të shqyrtojmë paketën e ligjeve që fuqizojnë, në vazhdimësi, gjyqësorin. Sistemi i drejtësisë është në rrugë të mirë, që të konsolidohet në përputhje me rendin demokratik, kërkesat e qytetarëve dhe proceset integruese euro-atlantike. Vetëm duke siguruar një sistem të pavarur, kredibil dhe profesional të drejtësisë në Kosovë, ne mund ta forcojmë shtetin e së drejtës. Në këtë rrugëtim do të jemi të pakompromis!
RH
APKE vlerëson zgjedhjet në Kosovë si proces i rregullt dhe p...
Ylli i Chelseat ka pranuar t’i bashkohet gjigantit spa...
Tragjedi në Saharë, 49 persona humbin jetën në veri të Niger...
Begaj uron Kurtin dhe kërkon bashkëpunim mes partive politik...
Abdixhiku uron partitë për rezultatin zgjedhor: Kosova ka ne...
KQZ përfundon numërimin: LVV fiton 42.91% të votave, PDK 21....