Edhe pse tashmë është mbyllur afati kalimtar, tifozët e Arsenalit vazhdojnë të krijojnë thashetheme.
Llogaria “AFCAMDEN” në rrjetin social Twitter, që vazhdimisht njofton për të rejat rreth Arsenalit, është duke raportuar për një ndryshim madhështor që është duke u përgatitur në Emirates, transmeton portali arbresh.info.
“Ekipi i menaxhimit është duke punuar në një strategji për largimin e Wengerit këtë verë, pavarësisht asaj që ndodhë gjatë këtij sezoni. Joachim Low është zgjedhja e parë dhe vlerësohet si një zëvendësues i Arsenes pas Kampionatit Botëror”

Por, a ju pëlqen tifozëve të Arsenalit trajneri Jorgi Low?
Sa i përket anës pozitive, Low sigurisht i njeh disa nga lojtarët kryesor të Arsenalit, përfshirë Mesut Ozilin dhe mbrojtësin shqiptar Shkodran Mustafi, për shkak të detyrës së tyre te skuadra kombëtare e Gjermanisë.
Megjithatë, Low ka qenë jashtë skenës së klubit për më shumë se një dekadë. Në fakt, detyra e tij e fundit si një trajner i një klubi ishte në Austria Vienna në vitin 2004.
Low ka qenë trajner i Përfaqësues së Gjermanisë që nga viti 2006./arbresh.info/
https://twitter.com/AFCAMDEN/status/958973955112603648
Rasti i Arianit Sllamnikut, policia fton për intervistim qyt...
Lavrov: Rusia është e gatshme të komunikojë me SHBA-në për B...
Trusti nis shpërndarjen e pasqyrave vjetore për kontribuuesi...
Zemaj kërkon dorëheqje në sektorin e shëndetësisë
Kurti u takua me përfaqësues nga Këshilli i Jashtëm për Marr...
Arrestohet Arianit Sllamniku