Përmes një komunikimi të shkurtër në faqen e Facebook të ambasadës së SHBA, ambasadori Lu kërkon një përgjigje nga politikanët, policët dhe prokurorët e vendit: Ku janë rezultatet?
Ambasadori amerikan Donald Lu u ka dërguar një mesazh publik politikanëve, policëve dhe prokurorëve, të cilëve u rikujton zotimin përpara popullit shqiptar dhe partnerëve ndërkombëtarë, për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin.
“Ne investuam në burimet për t’ju ndihmuar. Ku janë rezultatet?”, pyet Lu në mesazhin e postuar në faqen në Facebook të Ambasadës Amerikane. Ai thekson se Populli shqiptar do që t’i jepet fund pandëshkueshmërisë.
“Komuniteti ndërkombëtar kërkon rezultate konkrete përpara vendimeve të rëndësishme këtë pranverë”, nënvizon Donald Lu. Si për të theksuar kohën që po kalon, ambasadori mbyll reagimin e tij me me tik-takun e orës.

“Vëllai im të dua shumë”, Rama telefonon Thaçin në Hagë
Marshimi historik në Prishtinë, “Liria Ka Emër” falënderon ç...
Gjyqtarët anglezë referojnë ndeshjen Drita – Celje
Fillojnë bisedimet e paqes në Gjenevë
Sherr mes pesë të miturve në Kukës, lëndohet një 15-vjeçar
Kurti mirëpret në takim Begajn në 18-vjetorin e Pavarësisë s...