Arsenali duket se ka konfirmuar aksidentalisht transferimin e sulmuesit Pierre Emerick Aubameyang nga Borussia Dortmundi.
Aubameyang ka arritur në kampin stërvitor te Arsenali dje pasdite për të kryer testin mjekësor, por klubi nuk kishte dhënë ndonjë njoftim zyrtar rreth transferimit të tij, gjë të cilën ende nuk e ka bërë, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, pas disfatës 3 me 1 mbrëmjen e kaluar ndaj Swanseas, Arsenali aksidentalisht ka postuar një video (mund ta shihni më poshtë) ku trajneri Arsene Wenger konfirmon transferimit e sulmuesit.

“Aubameyang është një lojtar i Arsenalit, ju sigurisht jeni të kënaqur që keni arritur këtë marrëveshje”, ishte pyetja nga intervistuesi.
“Po, është një lajm i mirë. Ne kemi nevojë për njerëz që mund të na dhurojnë neve më shumë në departamentin ofanziv. Ne nuk jemi aq efikas në sulm”, është përgjigjur trajneri francez.
“Ai ka një sfidë të madhe përpara, ai dëshiron të fitoj titullin në Premierë Ligë. Është një lajm sigurisht shumë i mirë për ne”
Ishte kjo gjithashtu një përpjekje për të shpërqendruar vëmendjen nga disfata e mbrëmjes së kaluar?
Wenger confirmed the Aubameyang signing in the post-match interview, for all those that missed it. pic.twitter.com/PCXJbggI8W
— Mahith Gamage (@mahithgamage) January 31, 2018
https://www.facebook.com/arbresh.sport/videos/316253935562581/
Haziri paralajmëron krizë të thellë nga janari deri në prill...
“Lavdi”, Kurti bën homazhe për 41 dëshmorët e UÇ...
“Ne e kemi Granit Xhakën” – Stadiumi i Sunderland dridhet ng...
“Femër e gomës je”, vazhdon debati mes Shkurtës dhe Benitës
Autorët e sulmit në Australi janë babë dhe bir
Punime në rrjetin, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje t...